LSI takim me vajzat e gratë, Vasili: Një shans për gruan është shans për familjen

Shqipëria

LSI takim me vajzat e gratë, Vasili: Një shans për gruan është shans për familjen

Më: 14 maj 2017 Në ora: 16:34
Petrit Vasili

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me vajzat dhe gratë e Njësisë nr. 5 në Tiranë. Petrit Vasili tha në këtë takim se një shans për gruan është shans edhe për familjen.

“Një shans për gruan është një shans i trefishtë. Është një shans edhe për fëmijën, është edhe një shans për familjen. Për këtë jemi të dedikuar në LSI, LRI e LGI, ta bëjmë realitet të prekshëm për të gjithë shqiptarët. Vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të jetë ndryshe”, tha Vasili.

Ai ka shtuar se vetëm në këtë mënyrë, gratë janë forcë e jashtëzakonshme për LSI-në, shoqërinë dhe Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat