“Shqipëria vendi më i madh i prodhimit të kanabisit në Europë, edhe ndërkombëtarët gabojnë”

Shqipëria

“Shqipëria vendi më i madh i prodhimit të kanabisit në Europë, edhe ndërkombëtarët gabojnë”

Më: 14 maj 2017 Në ora: 20:46
Agim Nesho ka folur në televizionin “Ora News”

Diplomati i njohur Agim Nesho ka folur në televizionin “Ora News” në lidhje me situatën aktuale politike në vend.

Nesho u shpreh se situata në vend është e rëndë, dëshpëruese, duke shtuar se Shqipëria është për momentin prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë.

Në lidhje me ndërhyrjen e ndërkombëtareve, Nesho kishte këtë përcaktim. “Ndërkombëtarët kanë ndërhyrë edhe në raste të tjera dhe se kjo nuk është hera e parë. Nuk është gjëja më e rëndësishme se çfarë mendojnë ambasadorët. Më e rëndësishmja gjë është të dihet vullneti i popullit. Krizat në rajon që janë duke u prodhuar kanë vëmendjen e ndërkombëtarëve”, tha diplomati Nesho.

Për Neshon, kriza aktuale zgjidhet vetëm përmes një marrëveshjeje, e cila të jetë politike. “Ndërkombëtarët kërkojnë të qetësojnë situatën. Në Shqipëri ka shumë probleme dhe se këta janë të natyrave të ndryshme. Vendi është në krizë të rëndë dhe duhet zgjidhja, qoftë edhe nga vetë faktorët politikë vendorë”, tha Nesho në fjalën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat