Blushi kërkon votën e vlonjatëve: Tranzicioni është kthyer në epokë

Shqipëria

Blushi kërkon votën e vlonjatëve: Tranzicioni është kthyer në epokë

Më: 14 maj 2017 Në ora: 22:23
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, prezantoi në Vlorë kandidatët për deputetë që do garojnë në zgjedhjet e 18 qershorit. Para qytetarëve vlonjatë, Blushi tha se LIBRA është alternativa që ata duhet të votojnë pasi synon t’i kap që në rrënjë problemet që prej dekadash nuk u kanë dhënë zgjidhje partitë e vjetra.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, u kërkoi qytetarëve të hedhin pas problemet sociale dhe ekonomike, përmes votës për subjektin e tij politik.

Blushi tha së tranzicioni në vend tashmë është kthyer në epokë.

‘A duhet të pranojmë të humbim më shumë kohë? 30 vjet na ikën, 45 vjet ishte komunizimi, 30 vjet po shkon tranzicioni. Dhe ky tranzicion nuk po mbyllet, po kthehet në epokë varfërie, mjerimi, padrejtësie, korrupsioni. Shqipëria u mboll me kanabis për të favorizuar bandat dhe për të bërë para të zeza.’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat