Zyrtari i DASH-it Yee mbërrin sot në Tiranë për zgjidhjen e krizës

Shqipëria

Zyrtari i DASH-it Yee mbërrin sot në Tiranë për zgjidhjen e krizës

Më: 15 maj 2017 Në ora: 07:55
Hoyt Brian Yee

Sot mbërrin në Tiranë zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën dhe Azinë, Hoyt Brian Yee, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit dhe Kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Një ditë para zhvillimit të kësaj vizite në vendin tonë, zyrtari i lartë i DASH, Hoyt Brian Yee bëri një apel, gjatë forumit 2BS të mbajtur në Budva, për të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë.

Hoyt Brian Yee shprehet se qytetarët i japin besim politikanëve për t’u përballur në fushën e betejës që është Parlamenti.

“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ish-Presidentit të SHBA-ve, Theodore Roosevelt, se besimi i takon njeriut që është në të vërtetë në fushë betejë, jo njeriut që tregon se si të pengojë më të fortin”, tha Yee, sipas një artikulli të botuar në portalin European Ëestern Balkans.

 “Partneriteti i Shteteve të Bashkuara dhe BE nuk do të ndryshojë. Amerika është e përkushtuar ndaj aleancës veri atlantike”, deklaroi Jee.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat