Edhe OSBE gati për tu bërë negociatore në dialogun "Rama-Basha"

Shqipëria

Edhe OSBE gati për tu bërë negociatore në dialogun "Rama-Basha"

Më: 15 maj 2017 Në ora: 15:39
Roberto Battelli

OSBE është e gatshme të ndihmojë për të lehtësuar dialogun mes mazhorancës dhe opozitës në krizën që ka prekur Shqipërinë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti një delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE që përbehej prej  Roberto Battelli, Zv. President i AP OSBE, Andreas Nothelle, Përfaqësues i Veçantë i AP OSBE dhe Bernd Borchardt, Ambasador i OSBE në Tiranë.

Meta shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm me Asamblenë Parlamentare të OSBE.

“OSBE ka një rol të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri”, tha Meta.

Kryesuesi i delegacionit, Battelli u shpreh se OSBE "është e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e dialogut politik në vendin tonë".

“Progresi demokratik i Shqipërisë i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha Battelli.  

Ndërkohë, kryeparlamentari vuri theksin se “Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të përgjegjshme mes palëve”.

Zgjidhja – sipas Metës - duhet të bazohet në gjithëpërfshirje dhe dialog konstruktiv politik.

“Askush nuk duhet të luajë me fatin e qytetarëve shqiptarë.  Sot më shumë se kurrë nevojitet pjekuri, përgjegjshmëri kombëtare dhe vullnet për të gjetur kompromisin e munguar. Kompromisi është në interes të zgjedhjeve të lira e të ndershme”, përfundoi  Meta. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat