Çregjistrim ose pagesë e pjesshme detyrimesh për automjetet, ja procedurat

Shqipëria

Çregjistrim ose pagesë e pjesshme detyrimesh për automjetet, ja procedurat

Më: 15 maj 2017 Në ora: 16:53
Ilustrim

Ka nisur procesi i çregjistrimit, ose pagesës së pjesshme të detyrimeve për automjetet në vend. 

Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se çregjistrimi bëhet pa asnjë detyrim financiar. Ndërsa kush nuk paguan taksat e pjesshme, mjeti nuk do të lejohet të qarkullojë nga janari i vitit të ardhshëm.

Automjete në përdorim, apo çregjistrim i tyre. Qytetarët që kanë probleme të mbaruar ndër vite me automjetet, prej ditësh kanë mundësinë të vihen në rregulla. Drejtuesit e transportit rrugor, bëjnë të ditur se pas miratimit të ligjit, lista e mjeteve që preken nga ligji është publikuar online në faqen e drejtorisë, dhe çdo njeri mund të verifikojë përmes targës së automjetit. Pa detyrim financiar mund të hiqet dorë nga pronësia e mjeteve, apo edhe targave ndërsa mjetet kanë përfunduar për skrap.

Pas plotësimit të formularit qytetari pajiset me vërtetim që mjeti është çregjistruar. Mjetet në gjendje funksionale mund të mbahen në përdorim, duke paguar pjesërisht taksat e prapambetura. Një falje e pjesshme e borxheve të automjeteve ishte në vitin 2010. Por ekspertët besojnë se fundi do të ketë një formalizim më të madh të tregut të automobilave në vend, pasi kësaj radhe, mjetet që nuk paguajnë taksa prej mëse 7 vitesh do të çregjistrohen, automatikisht me 1 janar të vitit 2018. 

Në fushatën e para shtatë viteve vlerësohet të jenë shfuqizuar 40 mijë mjete, ndërsa me ligjin aktual, Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor pret të fshijë dhe formalizojë 140 mijë mjete transporti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat