Nënkryetari i PD Spaho: Opozita ka dy kushte, vetëm njërën negociojmë!

Shqipëria

Nënkryetari i PD Spaho: Opozita ka dy kushte, vetëm njërën negociojmë!

Më: 15 maj 2017 Në ora: 23:19
Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka deklaruar se opozita ka në thelb dy kushte, njërën prej të cilave mund ta negociojë, ndërsa tjerën jo.

Spaho ka komentuar situatën politike i ftuar në emisionin “ 5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ku ka deklaruar se kusht i panegociueshëm është qeveria teknike, ndërsa kushti tjetër, ai për të cilin opozita mund të lëshojë, është mënyra e bërjes së votimit, ose më saktë votimi dhe numërimi elektronik   

Spaho ka pohuar se paketa McAllister nuk u pranua pasi nuk kishte garancitë që opozita kërkon. 

Sipas tij pretendimi që do observohet me më shumë vëzhgues nuk është në kushtet e Shqipërisë, ndërsa deklaroi që PD-ka propozuar dy kushte ku njërin edhe mund ta negociojë.   

“Pretendimi qe do observojmë me shumë vëzhgues nuk është i vërtetë në kushtet e Shqipërisë. Ne kemi këmbëngulur në dy shtylla, që janë qeveri teknike dhe numrin elektronik. Ne kemi këmbëngulur në njërën, tjetrën mund ta negociojmë”, tha Spaho.

Spaho gjatë emisioni komentoi edhe mbi zërat kundër brenda Partisë Demokratike.  Sipas tij janë zëra alternativ dhe është diçka pozitive.     

“Është pozitive të ketë zëra alternativ, sepse kështu vjen zhvillimi, edhe herë të tjera është kritikuar për zëra të kundërt, mendoj se është pozitive për PD-në. Do shqetësohesha nëse nuk do kishte”, deklaroi nënkryetari i PD-së. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat