Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është duke zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Berisha, ndërkohë që pritet edhe një mbledhje e kryesisë së PD-së.
Takimi e ish-kryeministrin vjen pas një takimi me aleatët parlamentarë të Partisë Demokratike, ku ka informuar aleatët mbi propozimet e zyrtarit të lartë të DASH.
Ndërkohë Basha pritet që sot të japë një përgjigje zyrtare për sa i përket vendimit të marrë në lidhje me pranimin apo jo të paketës McAllister.
Nga ana tjetër Ambasadori Amerikan, Donald Lu, është duke zhvilluar një takim në kryeministri me Kryeministrin Rama.