Ngërçi politik, çfarë ndodh nëse pranohet paketa McAllister?

Shqipëria

Ngërçi politik, çfarë ndodh nëse pranohet paketa McAllister?

Më: 16 maj 2017 Në ora: 12:12
Nishani bën bashkë pozitë e opozitë/Arkiv

Gjatë ditës së djeshme, zyrtari i lartë i DASH, e ka bërë të qartë që ekziston një propozim për zgjidhjen e ngërçit politik në vend, i cili mbështetet edhe nga amerikanët.

“Ekziston tashmë një propozim që u paraqit, u ofrua nga anëtarët e Parlamentit Europian, z. Fleckenstein dhe z. McAllister. Siç e dini, ne e mbështesim atë. Mendojmë se është një propozim i ndershëm dhe shpresojmë që partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje”, ka thënë Yee.

Nëse paketa McAllister pranohet nga palët atëherë procesi zgjedhor do të shtyhet për datën 16 korrik.

Ndërkohë katër ministra kyç të qeverisë do të zëvendësohen me persona teknik të propozuar nga Kryeministri dhe të aprovuar nga opozita.

Gjithashtu kreu i KQZ-së do të kalojë te opozita ku shumicën në këtë institucion do ta ketë mazhoranca, si dhe zgjedhje me konsensus të Presidentit të Republikës dhe Avokatit të popullit.

Paketa McAllister parashikon dakordësimin për një tryezë të përbashkët të OSBE-së dhe pjesëmarrje të OJQ-ve në të gjithë procesin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat