I vdiq vajza në sallën e operacionit, babai: Më iku jeta ime

Shqipëria

I vdiq vajza në sallën e operacionit, babai: Më iku jeta ime

Më: 16 maj 2017 Në ora: 15:37
Bardhyl Pepa dhe Blerta Pepa

Pas ngjarjes së rëndë në spitalin privat ku humbi jetën 16-vjeçarja Blerta Pepa, ka reaguar babai i saj Bardhyl Pepa. I mbytur nga dhimbja e me lot në sy, babai i Blertës ka treguar se si rrodhën gjërat në spitalin “Continental” dhe çfarë i thanë mjekët pas tragjedisë.

“Dhimbja është shumë e madhe, më iku një jetë, më iku ‘jeta ime’, vajza ime për arsye të mjekësisë që kemi sot. Në këtë situatë, vajzës i ndodhi një pakujdesi shumë e rëndë nga spitali ‘Continental’, që ka marrë një emër të madh dhe në këtë gjë që ka bërë ky spital, më mori jetën e vajzës.

Për një arsye të kotë, për një ligament që mu vra vajza, një menisk i dëmtuar më iku jeta e vajzës. Mospakujdesia e mjekëve, të anestezistëve, shkaku që morëm vesh është se i kanë futur dozë të tepërt të fortë. Dhe vajzën unë e kam dërguar me duart e mia tek ata, u kam thënë që vajza është alergjike, që ia bëjnë ndërhyjen apo jo dhe ata më thanë që mund të bëhet operim.

Më tej ai ka treguar se mjekët u thanë se nuk kishte vend në sallë,dhe se ishte futur një tjetër vajzë në sallë, por pas kësaj kishte kaluar 3 orë operim.

“Mjeku kirurg ishte i huaj foli me kunatin se fliste anglisht, çdo gjë shkoi ‘Ok’, operacioni shkoi në rregull, dhe Menisku nuk është aq i ndërlikuar sa e tregon rezonanca. Ai iku pastaj, dhe pastaj shohim lëvizje të mjekëve që vraponin dhe doli një infermiere dhe e pyes, ka gjë vajza ime.

Jo more tha, është një tjetër jo vajza jote. Aty kam shkuar tek dera e operacionit e shklyeva derën dhe shoh vajzën që po i bënin pompim në gjoks aty më ka rënë të fikët, për momentin nuk jam përmendur fare, më morën mjekët dhe në kohën që rashë qetësi, dhe si përfundim në orën 1 të natës dalin mjekët dhe kërkojnë kunatin dhe ai hyn dhe i japin lajmin e fundit për vajzën time”,- ka vijuar Pepa.

Babai i Blertës ka bërë apel për të vendosur drejtësinë në vend për jetën e vajzës që i morën.

“Shteti të verë duart në këto klinika që janë hapur, dhe të merren masa për atë njeri që më mori jetën e vajzës. Vajza ime ka qenë artiste, aktivizohej në aktivitete shkollës, por nuk e di sesi ndodhi kjo, jam shumë i indinjuar.

Pepa tregon edhe pse zgjodhi spitalin Continental.

“Menduam që kjo klinikë ishte përparuar, e morën me 100% të garantuar dhe na thanë se është operacioni garantuar pa probleme, por doli e kundërta”,- ka përfunduar ai duke shpëthyer në të qara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat