Gjykata e Lartë e Holandës vendos: Arben Frroku të ekstradohet në Shqipëri

Shqipëria

Gjykata e Lartë e Holandës vendos: Arben Frroku të ekstradohet në Shqipëri

Më: 16 maj 2017 Në ora: 17:54
Arben Frroku

Gjykata e Holandës ka vendosur ekstradimin drejt Shqipërisë të Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm nga ana e autoriteteve shqiptare. Frroku është dënuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në shkurt të vitit 2013.

Pas një sërë gjyqesh, në prill të vitit 2015 Arben Frroku u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Pasi doli nga qelia, Frroku u largua nga Shqipëria në ditën që Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Gjykatës të Shkallës së Parë dhe vendosi burg përjetë për shtetasin Arben Frroku. Ky i fundit u kap në Holandë me pasaportë false, disa muaj më vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat