Arian Çani bën deklaratën ‘bombë’ për Edi Ramën

Shqipëria

Arian Çani bën deklaratën ‘bombë’ për Edi Ramën

Më: 16 maj 2017 Në ora: 23:24
Edi Rama dhe Arian Çani

Gazetari Arian Çani, i ftuar ditën e sotme në emisionin “Studio e Hapur” në News24, bëri një deklaratë të fortë duke thënë se ka informacione, që dëshira e kësaj qeverie është që Shqipërinë ta menaxhojë Turqia.

“Kam informacione, që dëshira e kësaj qeverie është që Shqipërinë ta menaxhojë Turqia. Deri sa ne të zhvillohemi pak atëherë do ta marrë në dorë Europa. Bota nuk është vizatuar akoma, përderisa vjen një amerikan i administratës së vjetër, nuk ka ardhur një i administratës Trump. Pse nuk bënë paketë Yee, por risollën atë të McAllister,” tha Çani.

Teza e tij është kundërshtuar nga Ervin Iljazaj, drejtor i MAPO-s, duke thënë se një gjë e tillë as nuk duhet t’i shkojë në mendje, pasi është SHBA-ja ajo që merret me rajonin. “Po si të shkon në mendje kjo, është SHBA-ja që e ka marrë përsipër rajonin,” tha Iljazaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat