Mesila Doda mesazh liderëve politikë: Pse silleni si fëmijë?

Shqipëria

Mesila Doda mesazh liderëve politikë: Pse silleni si fëmijë?

Më: 17 maj 2017 Në ora: 00:34
Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU Mesila Doda

Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU Mesila Doda ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”, ku thotë se “burrat e kombit tonë” janë duke bërë lojë fëmijësh dhe nuk po merren vesh, pavarësisht përpjekjeve të ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën aktuale politike.

Statusi i Mesila Dodës:

Rama tërhiqet nga paketa “Mc’Allister”. Basha kërkon shtyrje deri në vjeshtë. Rama në fillim tha deri në 23 korrik, pastaj i tha 18 qershor, pastaj tha jo 4 ministra, vetëm 1 dhe ca zv. ministra. Ej njerëz, e dini që jeni burra shteti? E dini që nuk sillen burrat si kalamaj? E dini që lodhët gjithë dynjanë? E dini që na e shpifët???

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat