Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Më: 17 maj 2017 Në ora: 09:12
Ilustrim

Deri në mesditë i gjithë vendi do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare por pas mesdite do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke rrezikuar shira të dobët e lokalë, më të theksuara në zonat jugore – juglindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, sërish zonat juglindore do të mbeten të rrezikuara nga shira të karakterit lokal.

Temperaturat e ajrit nuk do të kenë shumë ndryshime duke ruajtur vlera konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie me 1- 2 gradë të temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat