Mjeku grek, gjerman dhe anestezisti shqiptar para drejtësisë për vdekjen e 16-vjeçares gjatë opeacionit

Shqipëria

Mjeku grek, gjerman dhe anestezisti shqiptar para drejtësisë për vdekjen e 16-vjeçares gjatë opeacionit

Më: 17 maj 2017 Në ora: 11:20
Spitali “Continental”

Tre mjekë, një grek, një gjerman dhe anestezisti shqiptar Tefik Zhurda do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, në lidhje me vdekjen e 16-vjeçares Blerta Pepa gjatë operacionit në spitalin privat “Continental” ku ata punojnë.

Policia e kryeqytetit ka referuar materialet procedurale në organin e akuzës, për mjekët, Jovan Polizol Kosta, 50 vjeç me banim në Janinë, gjermnain Moeibus Gehart Ulf 57 vjeç me banim në Athinë, dhe Tefik Zhurdës, 54 vjeç.

Ata dyshohen për mjekim të pakujdesshëm, me pasojë vdekjen në sallën e operacionit, të 16-vjeçares Blerta Pepa që hyri në operacion pas dëmtimit të ligamentit gjatë orës së fizkulturës në gjimnazin “Andon Z.Çajupi” ku ajo mësonte.

Mjeku reaminator Tefik Zhurda, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi me humbjen e jetës së pacientes, ai tentoi vetëvrasje duke injektuar një preparat lënde anesteziste.

Cfarë parashikon neni për të cilin akuzohen mjekët

Neni 96

Mjekimi i pakujdesshëm

Mjekimi i pakujdesshëm i të sëmurëve nga ana e mjekut ose e personelit tjetër mjekësor, si dhe moszbatimi i terapisë ose i porosive të mjekut nga personeli mjekësor apo farmacist, kur ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të shëndetit, ka rrezikuar jetën e personit ose ka shkaktuar vdekjen e tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar infektimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Blerta Pepa ndërroi jetë gjatë një operacioni në gju, pasi sic thuhet paraprakisht nga spitali privat “Continental” në Tiranë, ajo pësoi një komplikacion mjaft të rrallë që ndodh gjatë anestezisë, dhe që është sëmundje gjenetike e pazbulueshme përmes analizave para operacionit, Hipertermia Maligna. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat