Pak para se të vdiste, momentet kur Blerta hyn në sallë

Shqipëria

Pak para se të vdiste, momentet kur Blerta hyn në sallë

Më: 17 maj 2017 Në ora: 12:42
Blerta Pepa

Humbja e madhe në familjen Pepa ka tronditur thellë të gjithë shqiptarët pasi vajza e tyre, vetëm 16 vjeç humbi jetën gjatë një operacioni në gju.

Vëllai i saj Rolandi me anë të një statusi në Facebook ka shprehu dhimbjen e madhe duke e quajt motrën e tij të dritën e syve dhe se nuk mund ta besonte se ajo ishte larguar nga kjo jetë.

Vetëm pak minuta më parë Rolandi ka postuar një foto ku shihet Blerta pak para se ajo të futej në sallën e operacionit ku humbi jetën.

“Foto e fundit qe te boni vllai ty ti ike duke qeshur zemra imee ti me premtove qe do vije prap … por ti nuk erdhe me na le vetem nje dit do takohemi edhe do jemi shum te lumtur atje lart”- shkruan vëllai në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat