Gjesti i rrallë i gjimnazit Çajupi ditën kur mësuan për vdekjen e Blerta Pepës!

Shqipëria

Gjesti i rrallë i gjimnazit Çajupi ditën kur mësuan për vdekjen e Blerta Pepës!

Më: 17 maj 2017 Në ora: 15:17
Blerta Pepa

Blerta Pepa, vajza 16-vjeçare e cila ndërroi jetë gjatë operacionit në një spital privat në Tiranë, ishte mjaft e talentuar në fushën e këngës.

Ajo kishte marrë pjesë në spektaklin për fëmijë “Gjeniu i Vogël” ku spikati me zërin e saj të veçantë. Por fatkeqësisht, më e vogla e familjes Pepa, ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, në orën 01:00 pas mesnate. Tragjedia ndodhi pas operacionit që ajo bëri në spitalin “Continental” pasi kishte dëmtuar ligamentin gjatë një ore të fizkulturës në gjimnazin “Andon Zako Çajupi”, ku ajo mësonte.

Blertës ju shfaq një komplikacion i rrallë që quhet Hipetermia malinje, dhe që shfaqet gjatë anestezisë. Me marrjen e lajmit të hidhur, gjatë ditës së djeshme, gjimnazin ka shprehur mirënjohjen ndaj Blerta Pepës, për talentin e saj të rrallë. Kështu, ata e kanë nderuar pas vdekjes 16-vjeçaren menjë certifikatë mirënjohjeje “për kontributin artistik në fushën e këngës, në shkollën Andon Zako Çajupi gjatë vitit shkollor 2016-2017”.

Image
Blerta Pepa ka përfaqësuar shkollën e saj në aktivitetin Tirana Art Fest. Dhe kjo certifikatë është si një homazh që gjimnazi bën për nder të saj.

Për ngjarjen e rëndë tre mjekë që ishin në operacion janë vënë nën hetim, ndërsa pritet që të zbardhen shkaqet që çuan në vdekjen e Blerta Pepës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat