Rama flet për negociatat: Iu luta Bashës më shumë se Romeo Zhuljetës! E pres deri në orën 23:59

Shqipëria

Rama flet për negociatat: Iu luta Bashës më shumë se Romeo Zhuljetës! E pres deri në orën 23:59

Më: 17 maj 2017 Në ora: 19:55
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për negociatat që po zhvillohen ende mes palëve dhe me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Rama është shprehur nga Elbasani se Basha tashmë e ka në tavolinë ofertën e ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe se socialistët do të presin deri në fund të kësaj dite... më pas gjithçka do të ketë mbaruar, PS do të hapë fushatën elektorale nesër, me apo pa opozitën dhe do të shkojë në zgjedhje me 18 qershor.

 “Ajo që është zhvilluar nuk është një negociatë. Unë e kam thënë kur kam dalë nga takimi i fundit me Presidentin, se për mua çështja është mbyllur. Lulzim Basha ka në tryezë një ofertë. Ajo mbështetet nga miqte tanë, SHBA-të. Dhe është i ftuar që ta konsideroje dhe në këndvështrimin tim, duhet ta pranoje. Pastaj kjo është në dorën e tij dhe PD. Një gjë është e sigurt. Ne nuk luajme me Shqiperinë, as me njerezit dhe as nuk luajmë me rregullat qe i kemi përcaktuar dhe që ua kemi bërë njerëzve të ditur ato rregulla”, tha Rama.

Madje Rama ka bërë batutë duke thënë se i është dukur vetja si Romeo kur i kërkonte Bashës të takoheshin.

"Nuk kemi parë ndonjëherë ndonjë qeveri që ti thonë opozitës që shkruani ca të doni dhe t’i lutesh kryetarit të opozitës, ‘hajt takohemi, hajt takohemi’, aq sa dhe Romeo si lutej Zhulietës. Ai do që të takohemi duke thënë: Hajde takohemi dhe me sill dorëheqje. Ka dhe nga ata që thoshin: ‘Ore pse u lutesh’. Dhe unë u thosha: “Po ne s’jemi si ata, por jemi ndryshe."-ka deklaruar Rama.

Kryeministri ka shpjeguar se nëse opozita nuk hyn në zgjedhje, ditën e parë të krijimit të qeverisë së re do të votohet vetting.

"18 qershori do të jetë dita kur vettingu nuk do të jetë më një mundësi por një fakt i kryer dhe parlamenti i ri sapo të votojë qeverinë e re, vendimi i parë që do të marrë do të jetë vettingu."-ka deklaruar Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat