Fleckenstein: Nëse kriza vijon, BB dhe FMN mund të ngrijnë përkrahjen financiare në Shqipëri

Shqipëria

Fleckenstein: Nëse kriza vijon, BB dhe FMN mund të ngrijnë përkrahjen financiare në Shqipëri

Më: 17 maj 2017 Në ora: 23:19
Knut Fleckenstein

Eurodeputeti Knut Fleckenstein siguron se procesi demokratik në Shqipëri do të vijojë, pa marrë parasysh se sa apo cilat forca politike do të marrin pjesë në zgjedhje.

Ai gjykon se do ishte pozitive nëse Partia Demokratike do të merrte pjesë në garën elektorale, por shpjegon se nuk mund të detyrohet një subjekt për të kandiduar.

Në një intervistë dhënë për gazetën “TemA”, Fleckenstein thotë se ka hapësira të tjera për të negociuar me palët, por së pari është i nevojshëm vullneti politik i tyre.

Ai rrëfen edhe disa detaje mbi bisedimet e zhvilluara mes krerëve të partive kryesore më 25 prill, ku bashkë me eurodeputetin DavidMcAllister u përpoqën për të arritur një marrëveshje.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian paralajmëron se për shkak të ngërçit të krijuar apo nëse gjendja do të vijojë të jetë e njëjtë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mund të ngrijë përkrahjen financiare për Shqipërinë.

I pyetur lidhur me deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi të cilët paralajmëruan Bashkimin Kombëtar, nëse Europa mbyll dyert për dy vendet, Fleckenstein argumenton se këto deklarata nuk janë tëdobishme për të ecur përpara.

Ndërkohë, ai e përjashton rrezikun që mund të ketë Shqipëria për të përjetuar ndonjë skenar destabilizimi të ngjashëm me atë në Maqedoni, si shkak i krizës politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat