Arrihet marrëveshja, pas takimit mbi 3 ore kokë më kokë Rama-Basha

Shqipëria

Arrihet marrëveshja, pas takimit mbi 3 ore kokë më kokë Rama-Basha

Më: 18 maj 2017 Në ora: 01:29
Edi Rama/Lulzim Basha

Arrihet marreveshja pas më shumë se 3 orësh takim koke me koke mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te PD-se Lulzim Basha.

Takimi nisi rreth orës 22:00 pas përfundimit të tryezës së krerëve të partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, në përpjekjen për ti dhënë fund krizë politike. 

Burime të sigurta për Ora News bënë me dije se palët kanë pranuar paketën McAllister + ndërsa vijon diskutimi për datën e zgjedhjeve.

Takimi gjithëpërfshirës që zgjati 2 orë u zhvillua në të njëjtën sallë ku po zhvillohet takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit  Lulzim Basha.

LSI e PDIU mbeshtesin paketen Mc Allister dhe zhvillimin e zgjedhjeve me 16 korrik.  

Pasi dolen nga kryesia kreret e partive dhane keto prononcime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat