Marrëveshja. Aleati i Bashës: Shpresoj vërtet të kemi zgjedhje të ndershme

Shqipëria

Marrëveshja. Aleati i Bashës: Shpresoj vërtet të kemi zgjedhje të ndershme

Më: 18 maj 2017 Në ora: 09:13
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Pas arritjes së marrëveshjes mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, duke i dhënë fund krizës në Shqipëri reagoi edhe kreu i PAA, Agron Duka, një nga iniciatorët e tryezës politike.

Duka ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha për nxjerrjen e vendit nga kriza politike.

Duka shpreson që kjo përpjekje të finalizohet me zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Në këtë orë të vonë ndjehem vërtet i lumtur që më në fund përpjekja ime dhe e zotit Mediu si dhe vullneti i të gjithë homologëve tanë më në fund rezultuan me sukses.

Shpresoj që kriza të tilla të mos përsëriten më dhe uroj që këto zgjedhje të jenë vërtetë ashtu siç i kemi dëshiruar prej dekadash, të lira dhe të ndershme”, shkruan Duka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat