Ironia e Blushit: Urime Luli, u nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon

Shqipëria

Ironia e Blushit: Urime Luli, u nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon

Më: 18 maj 2017 Në ora: 11:10
Kreu i LIBRA, deputeti Ben Blushi

Kreu i LIBRA, deputeti Ben Blushi ka ironizuar marrëveshjen e arritur irët e para të mëngjesit të sotëm mes mazhorancës dhe opozitës.

Duke e vlerësuar pjesëmarrjen e opzotës tashmë në zgjedhje, ai ka analizuar si të pavlerë faktin që gjithë protesta e opozitës u mbajt vetëm për të shtyrë datën e mbajtjes së tyre. Ai nuk e ka kursyer ironinë me Bashën, teksa i kujton: Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit. Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon! 

Postimi i Blushit 

URIM PËR MARRËVESHJEN 

Është kënaqësi që PD dhe aleatët u kthyen në zgjedhje pasi ky vendim jep më shumë garanci për njohjen e zgjedhjeve. Megjithatë nëse kanë qëndruar në çadër vetëm për të shtyrë zgjedhjet atëherë kjo sakrificë nuk ja ka vlejtur. 

Zgjedhjet janë më të mira jo vetëm kur ka më shumë parti, por kur ka më shumë standart. Sidoqoftë një pikë e marrëveshjes duket sikur ka hyrë ne fuqi që dje: Luli sot duket si zëvendekryeministër i Edit. Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat