Braçe sulmoi ministrin e qeverisë, deputeti i LSI i del në mbrojtje: S’ka faj ai

Shqipëria

Braçe sulmoi ministrin e qeverisë, deputeti i LSI i del në mbrojtje: S’ka faj ai

Më: 18 maj 2017 Në ora: 11:17
Erjon Braçe

Është kthyer në një debat politik përplasjeve mes deputetëve të koalicionit qeveritar për ministrin e Bujqësisë, Edmond Panaritin.

Pas sulmit të deputetit të PS-së Erjon Braçe për ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, këtij të fundit i ka dalë në mbrojtje kolegu i tij i LSI-së, Përparim Spahiu.

Me anë të një postimi në faqen e ‘Facebook’-ut, Spahiu ia ka kthyer ‘flakë për flakë’ socialistit Braçe, ndërsa shton se fajin për situatën e krijuar për prodhimet bujqësore është i qeverisë që ka kursyer fondet për këtë sektor. Për këtë arsye, Spahiu thotë se LSI ofron zgjidhjen më te mire, ate te 5-fishimit te buxhetit per bujqesine.

REAGIMI I SPAHIUT

Dhjetë herë më pak se Maqedonia, pesë herë më pak se Kosova është buxheti ynë për Bujqësinë. Asnjëherë nuk ju përgjigjët kërkesave të Ministrisë së Bujqësisë për më shumë fonde madje ky është viti historik me buxhetin më të ulët.

Po verifikojmë dëmet që shkaktoi moti në frutikulturë, Dibër e Korçë. Ju lutem si kryetar i komisionit të ekonomisë të kontribuonit maksimalisht për kompesimin total të tyre ashtu siç do kërkoja fonde shtesë për subvencionimin e fermerëve që shesin nën kosto. Ska faje dhe zgjidhje tjetër! Prandaj LSI, e Para pasi do 5 fishojë buxhetin për bujqësinë! 

Reagimi i Braces:

Me falni, po kam nje hall "banal",  jo kaq te madh sa pushteti!!

CPO NDODH ME CMIMIN E PATATES E QEPES, MINISTER?!

Tani, ne mengjes, ne Divjake, 200 leke te vjetra per kilogram patatja e  250 leke te vjetra per kilogram qepa!!

Ky eshte krim! 2 here me poshte se kostoja cmimi i patates. 2 here me poshte se kostoja cmimi i qepes.

As qe ka te krahasuar me vjet, edhe pse vjet u shit ne kosto; Per fitim as qe u be fjale!

Kontrollova tregun e madh te shumices tani,  ne autostrade ne Tirane dhe,  patatja po u shitet tregtareve te pakices nga ata te shumices qe kane grumbulluar prodhimin ne Divjake, me 750 leke, qepa me 800 leke!!

Ky eshte krim edhe me i madh! Se te shiteshin ketu me 300 e 350 leke per njerezit qe ushqehen, do ishte gjysma e te keqes; Njerezit do blinin e produkti do terhiqej nga Divjaka, bujqit ne te gjithe Lushnjen ne fakt!

Por makuteria e ketyre po "tapos" tregun,  po kalb produktin ose po ul edhe me cmimin.

E di cdo te thote kjo minister?

Qe sezonin e ri, ate qe po vjen,  te mos kete me kush para per te mbjelle!

Keshtu me domaten ne Kemishtaj e Goricaj,  keshtu me specin ne Spolate,  keshtu e me keq me kastravecin kudo,  keshtu edhe me pataten e qepen.

Per tua kujtuar, besoj e mbani mend qe ne pataten nuk e cojme dot as per eksport ne vendet e BE?!

E mbani mend Polonine e polaket qe,  erdhen e bene kontrata nje vit e ca me pare ne Divjake,  por ne kufi zbuluan se produkti yne nuk lejohej te shitej ne vendet e BE?!

Ka kaluar nje jete-kohe, per bujqit kaq eshte dhe, asnje treg i ri nuk eshte hapur per paten tone,  te Divjakes e Lushnjes se pari!

Po e perseris, ky eshte krim ndaj bujqve, ekonomise se tyre te vogel por eshte krim edhe ndaj ekonomise kombetare! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat