Der Spiegel: Shqipëria, vendi i 173.371 bunkerëve

Shqipëria

Der Spiegel: Shqipëria, vendi i 173.371 bunkerëve

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 18 maj 2017 Në ora: 13:59
Bunkerë në Shqipëri

U ndërtuan për të t’u mbrojtur nga “armiqtë imagjinarë” të regjimit të Enver Hoxhës, ndërsa sot janë kthyer në atrakcion turistik për mediat e huaja. Bukerët në Shqipëri janë konstruktuar për ti përballuar forcën e 20 kilotenëve eksploziv, të ngjashme me bombën e Hiroshimës, shkruan “Der Spiegel”, përcjell botasot.info.

‘Bunk’art 1’ ishte projekti i qeverisë shqiptare që një nga 173.371 bunkerët e Shqipërisë, ta kthente në destinacion turistik. I quajtur si “Objekt 0774”, që ishte pesë kate me më shumë se 100 dhoma dhe që ishte sekret i madh deri para disa vitesh. Nga viti 1972 deri më 1983 janë ndërtuar 173.371 bunkerë në të gjithë Shqipërinë. Bunkerët janë në të gjithë Shqipërinë, si në Tiranë, në vendet bregdetare apo edhe në Alpe.

Objekt 0774 ndodhet në periferi të Tiranës që do shërbente për fshehjen e nomenklaturës komuniste, nëse ndodhte ndonjë sulm bërthamor nga jashtë./Bota sot

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat