McAllister përshëndet marrëveshjen Rama-Basha

Shqipëria

McAllister përshëndet marrëveshjen Rama-Basha

Më: 18 maj 2017 Në ora: 14:49
Hartuesi i paketës McAllister

Hartuesi i paketës së marrëveshjes mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeopozitarit, Lulzim Basha, David McAllister i quan të suksesshme përpjekjet e BE dhe SHBA për t`i dhënë fund krizës politike në Shqipëri.

“Me gëzim të madh, kjo përpjekje e madhe e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për ti dhënë fund krizës politike në Shqipëri rezultoi me sukses. Mesazhi kryesor është se zgjidhje të qëndrueshme mund të arrihen kur qeveria dhe opozita kërkojnë dhe zhvillojnë dialog të drejt për drejtë më njëri-tjetrin”, shkruan ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat