Ilir Meta flet pas takimit me Berishën: Ai është dobësia ime, për marrëveshjen jam informuar nga media

Shqipëria

Ilir Meta flet pas takimit me Berishën: Ai është dobësia ime, për marrëveshjen jam informuar nga media

Më: 18 maj 2017 Në ora: 15:19
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe kreu i LSI-së, Petrit Vasili sapo kanë përfunduar takimin me ish- kryeministrin Sali Berisha.

Në një prononcim të shkurtër për mediat Meta u shpreh se shpresonte që çdo gjë e paktit Rama- Basha të bëhet publike.

“Jam shumë i lumtur që patëm një marrëveshje edhe pse jam informuar nga mediat. 

Ëndrra ime është të ketë një marrëveshje dhe kontributi im është për një marrëveshje. Unë nuk kam qenë ndërmjetësuesi i kësaj marrëveshjeje por kam qenë imponuesi bashkë me LSI e PDIU e partitë e tjera.

Të bëhet publike dhe t’i shërbejë demokracisë dhe qytetarëve

Zoti Berisha është dobësia ime dhe në çdo kohë jam i gatshëm, në çdo kohë shërben takimi me të”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat