Luan Rama: Unë do të jem në parlament, LSI forcë e ndryshimit

Shqipëria

Luan Rama: Unë do të jem në parlament, LSI forcë e ndryshimit

Më: 18 maj 2017 Në ora: 15:57
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”, ku thotë se janë të gabuara idetë, sipas të cilave me hyrjen e PD në Kuvend rrezikon të mos hyjë në parlament nënkryetari i LSI. Ai sqaron se Lëvizja Socialiste për Integrim është forcë e ndryshimit.

“Duke marrë shkas nga një koment sipas të cilit “me hyrjen e PD-së në zgjedhje rrezikohet hyrja ne parlament e nënkryetarit te LSI-së”, e gjej të udhës ti qetësoj të gjithë se unë që jam i pesti në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës nuk jam ne fund, por jam në mes të listës së deputetëve që do të përfaqësojnë LSI-në e qarkut te Tiranës në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Është momenti i ndryshimit të epokave dhe vetëm LSI jua ofron të gjithëve shansin për të t’u bërë protagonistë të këtij ndryshimi, për të dërguar në arkivin e pluralizmit politik ata që rotacionin e pushtetit e kanë shndërruar në rotacion krize e konflikti”, tha Luan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat