Zbardhet Marrëveshja! Ja ministrat që do të lënë detyrën

Shqipëria

Zbardhet Marrëveshja! Ja ministrat që do të lënë detyrën

Më: 18 maj 2017 Në ora: 17:49
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Me zbardhjen e marrëveshjes nga ana e Partisë demokratike, janë zbuluar se kush do të jenë ministrat të cilët do të lënë detyrën e tyre.

Në total janë 6 ministra, duke nisur fillimisht me  Zv.kryeministrin Niko Peleshi i cili do ta lërë postin për një emër të propozuar nga PD.

I dyti që largohet është Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili këtë detyrë ka diçka më shumë se dy muaj që e mban.

E treta që largohet nga qeveria Rama është Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu do të ndryshojë kryetarin e saj me propozim të opozitës. Njësoj si Xhafaj, edhe Ministrja e re Manastirliu do të lërë postin.

Një tjetër post i rëndësishëm është ai i Ministrit të Financave. Arben Ahmetaj pra do të jetë një tjetër ministër i cili do të largohet nga posti i tij.

Kryetari i LSI-së, njëkohësisht dhe Ministri i drejtësisë Petrit Vasili, do të jetë një tjetër emër që do të lërë postin e tij ministror dhe së fundmi, Ministria e Mirëqënies Sociale me ministren Olta Xhaçka.

Të gjithë këta ministrja do t’i hapin vendin personave jo politikë, të cilët do të zgjidhen me propozim të opozitës.

Të tjera ndryshime në poste kyçe, do të jetë edhe:

Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave

Drejtori i pergjithshem i Burgjeve

Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat