Basha mban fjalimin e fundit... ja çfarë pritet të ndodhë sot në çadrën e PD

Shqipëria

Basha mban fjalimin e fundit... ja çfarë pritet të ndodhë sot në çadrën e PD

Më: 18 maj 2017 Në ora: 18:54
Lulzim Basha

Pas 3 muajsh qëndrimi në bulevardin e Tiranës, Lulzim Basha pritet të mbyllë çadrën e opozitës.

Vendimin pritet ta japë vetë lideri i opozitës i cili do të mbajë një fjalë rreth orës 19:30 për të deklaruar se misioni i kësaj çadre tashmë është përmbushur.

Interesante do të jetë sesi Lulzim Basha do të argumentojë faktin se qeveria teknike pa Edi Ramën, “zemra” që ka furnizuar çadrën e opozitës për 3 muaj rradhë, nuk është arritur.

Por nga ana tjetër, ashtu siç do të deklaronte Edi Rama (nisëm me një McAllister dhe përfunduam me një BigMac), opozita kurrsesi nuk mund të thuhet se ka dalë e humbur nga kjo marrëveshje historike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat