Reagon iniciatori i marrëveshjes Rama-Basha, ja çfarë thotë pas pajtimit të arritur në Shqipëri

Shqipëria

Reagon iniciatori i marrëveshjes Rama-Basha, ja çfarë thotë pas pajtimit të arritur në Shqipëri

Më: 18 maj 2017 Në ora: 20:30
Europarlamentari David McAllister

Europarlamentari David McAllister, përshëndeti arritjen e ujdisë mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Zëvendëspresidenti i Partive Popullore Evropiane, iniciatori i marrëveshjes Rama-Basha, David McAllister reagoi për herë të parë, pasi Rama dhe Basha gjetën gjuhën e përbashkët duke i dhënë fund krizës politike. McAllister, paketa e të cilit – me disa integrime të reja – solli edhe rezultatin e shumëpritur, shkruan se është i kënaqur që përpjekjet e tij, të BE-së dhe SHBA-ve i dhanë fund krizës.

“Unë jam i kënaqur që përpjekjet dhe ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund krizës politike në Shqipëri kanë qenë të suksesshme. Mesazhi kryesor është se zgjidhje të qëndrueshme mund të arrihen, kur Qeveria dhe opozita kërkojnë dialog të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin”, shkruan McAllister.

Edhe agjencia gjermane e lajmeve, DPA, shkruan se Qeveria dhe opozita i dhanë fund konfliktit disa mujor në Shqipëri. Bazë për këtë ishte një kompromis i ofruar nga BE, por që u arrit me ndihmën e SHBA-së. Në thelb të kompromisit qëndrojnë garancitë për zgjedhje të lira. Opozita e bllokoi Parlamentin dhe refuzoi pjesëmarrjen në zgjedhje, pas akuzave të saj se Qeveria është e implikuar në kriminalitetin e organizuar.

Opozitës i është ofruar posti i zëvendëskryeministrit dhe katër ministri të rëndësishme e pozicioni i kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Zgjedhjet e parashikuara për më 18 qershor shtyhen./DW/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat