Largohet nga posti i Ministrit të Drejtësisë, reagon për herë të parë kreu i LSI Petrit Vasili

Shqipëria

Largohet nga posti i Ministrit të Drejtësisë, reagon për herë të parë kreu i LSI Petrit Vasili

Më: 18 maj 2017 Në ora: 20:58
Petrit Vasili

Kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për herë të parë në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Bashës, e cila e prek atë si personin që mban postin e Ministrit të Drejtësisë, karrige që tashmë do t’i “dorëzohet” opozitës.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social, Petrit Vasili shprehet i kënaqur në lidhje me marrëveshjen për të cilën, siç shkruan ai, LSI luftoi deri në fund.

Kreu i LSI thekson se është mjaft i kënaqur që opozita më në fund do të bëhet pjesë e procesit zgjedhor që do të kulmojë me 25 qershor.

Në lidhje me dorëzimin e postit të Ministrit të Drejtësisë, Vasili shkruan se largimi do t’i japë mundësinë dhe kohën e nevojshme që t’i dedikohet plotësisht fushatës elektorale të LSI-së, në mënyrë që të dalë forca e parë politike pas zgjedhjeve.

Por Vasili ka ironizuar gjithashtu edhe paktin mes Ramës e Bashës, duke thënë se shpreson që opozita të realizojë objektivat e saj, në një javë kohë të shtyrjes së zgjedhjeve...

Ja çfarë shkruan Vasili:

Jam i kenaqur qe me ne fund u arrit marrëveshja qe luftova deri ne fund. Jam i kenaqur edhe qe opozita do te mare pjese ne zgjedhje. 

Clirimi nga detyrimet burokratike me jep gjithë kohen qe t’i dedikohem fushates per te nxjerre LSI-ne force te pare.

Shpresoj qe ne keto 7 dite te cmuara te shtyrjes se zgjedhjeve, opozita do te realizoje objektivat e saj per standarde te larta ne zgjedhje, luften kunder droges dhe dekriminalizimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat