Hafizi zbardh çfarë do të sjellë marrëveshja PD-PS

Shqipëria

Hafizi zbardh çfarë do të sjellë marrëveshja PD-PS

Më: 18 maj 2017 Në ora: 22:15
Deputetja e Partisë Libra, Mimoza Hafizi

Deputetja e Partisë Libra, Mimoza Hafizi e ftuar në Arena thotë se marrëveshja e arritur midis Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste nuk do të sjellë asgjë, përveç se të dyja palët të bashkëqeverisin dhe kështu do të kontrollojnë zgjedhjet.

Pjesë nga biseda:

Hafizi: Ajo çfarë u arrit mbrëmë ishte rezultati i pritshëm i këtyre dy forcave politike, të cilat tashmë kanë humbur çdo dallim mes njëra-tjetrës dhe i barazon ngjashmëria. Do të arrihej kjo që u arrit sot. Kemi një bashkëqeverisje. Ndryshimi i disa ministrave nuk do të sjellë asgjë, qoftë procesi i administrimit në 4-5 javë qeverisje. Janë dy parti politike të ngjashme dhe që në fund të fundit arrijnë të bashkëqeverisin. Kodi Zgjedhor ka parashikuar që procesi i administrimit të jetë bipartizan. Në Kodin Zgjedhor, të dyja këto forca politike kanë të drejta të barabarta. Nëse më përpara administrimi bëhej nga dy forca politike, por pjesa qeverisëse bëhej nga një forcë politike, tani ky bipartizanizëm u shtri edhe në efektet që ka qeverisja në procesin zgjedhor.

Hila: Për 5 javë…

Hafizi: Për 5 javë të rëndësishme për parti që kërkojnë të dominojnë. Kjo nuk sjell asgjë në standardet zgjedhore, sepse standardet zgjedhore nuk rregullohen.

Hila: Do të krijohet edhe një ministri që do të jetë më jetëgjatë…

Hafizi: Kjo ministri mund të jetë e kontrolluar nga këto dy forca politike, të cilat përgjatë 4 viteve nuk kanë treguar vullnet politik për të bërë ndryshimet e administrativit të votës.

Hila: Ju thoni në planin real nuk ka asnjë përmirësim?

Hafizi: Në planin real nuk ka asnjë ndryshim. Në raport me qytetarin nuk ka ndodhur asnjë hap pozitiv. Ka ndodhur që dominimi nga një dorë ka kaluar në dy duar.

Hila: Një lloj ndryshimi e ka…

Hafizi: Trashazi po e them që është më mirë të jenë dy hajdutë se një hajdut. Të hynim në zgjedhje të kontrolluara vetëm nga PS-ja dhe aleatët e saj, do të ishte më e rrezikshme se sa tani. Në fasadë janë kërkuar disa përmirësime, kontroll mediatik, kontroll i shpenzimeve të fushatës. Dy forcat politike janë kujdesur të japin një mesazh. Qysh nga nesër do të testojmë vullnetin e dy forcave politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat