Mesila Doda akuza të forta për PD-PS: Pazare për eliminim të partive të vogla

Shqipëria

Mesila Doda akuza të forta për PD-PS: Pazare për eliminim të partive të vogla

Më: 18 maj 2017 Në ora: 22:50
Mesila Doda

Deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka akuzuar partitë e mëdha PD-PS për marrëveshjen, për zgjedhjet e 25 qershorit, sipas të cilës partitë e vogla do të dalin të vetme në zgjedhje.

Doda është shprehur se kjo ka si synim zhdukjen e partive të vogla dhe është një pazar mes partive të mëdha.

“E vetmja gjë që arriti kjo marrëveshje është që partitë e vogla të mos futen në zgjedhje.  Unë e kuptoj që njerëzit mund të kenë interes tek Ministria e Brendshme apo tek Ministria e Shëndetësisë apo tek e Arsimit, por nuk e kuptoj dot se çlidhje ka Aluizni, OSHEE, AKBN në këtë mes. Folën për pushtet në tavolinë që nuk duhet të kishte  dhe ajo që mund të kuptojmë sot është degradimi i kauzave të mëdha”, tha Doda.

Më tej Mesila Doda ka thënë se ata u ulën bashkë pas presionit të LSI dhe PDIU: “E dini pse u ulën ata të dy bashkë, sepse dje LSI dhe PDIU u tha se nuk mund të vazhdoni kështu, uluni e zgjidhni ngërçin. Dhe rënë dakord që të ulen bashkë vetëm e vetëm që të mos kenë koalicione”, u shpreh Doda. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat