Basha mbyll zyrtarisht ‘çadrën’ para Kryeministrisë: Koha e maskarenjve iku

Shqipëria

Basha mbyll zyrtarisht ‘çadrën’ para Kryeministrisë: Koha e maskarenjve iku

Më: 18 maj 2017 Në ora: 22:50
Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e fundit ditën e sotme në ‘çadrën e lirisë’, pas 3 muajsh e vendosur para Kryeministrisë.

Kështu, zyrtarisht, pas marrëveshjes së ditën së sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës, është mbyllur zyrtarisht ‘çadra’.

Duke folur para mbështetësve të PD-së, Basha tha se kjo lëvizje nuk do të ulet, por do të marshojë në çdo cep të Shqipërisë.

 "Ky ishte turni i fundit te çadra e lirisë dhe sonte, teksa ju qëndrestar të pamposhtur të lirisë dhe Republikës së re, niseni në shtëpitë tuaja.

 Ju merrni me vete mesazhin historik të kësaj çadre, populli i bashkuar fiton gjithmonë.

 Ta shndërrojmë Shqipërinë në sheshin dhe çadrën e lirisë, infektojeni Shqipërinë me besimin dhe optimizmin tuaj.

 90 ditë dhe Shqipëria tashmë nuk është siç ishte më parë. Por 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do të ulet, por do të marshojë në cdo cep të Shqipërisë, kjo ishte vetëm nxemja.

 90 ditët e historisë të bashkimit tonë janë krenaria e një shoqërie dhe prova se e vetmja vlerë që mund të keqen, që nxjerr një shoqëri nga drita e errësirës është bashkimi.

 Betejat që kemi fituar janë dëshmi, se kjo lëvizje dhe PD me aleatët janë më të fortë për të marrë përgjegjësitë për qeverisjen e Republikës së Re.

 Qytetet, lagjet dhe fshatrat le ti shëndrrojmë si ky tempull, mos e ndalim marshin drejt Republikës së Re" deklaroi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat