Ylli Manjani: 8 pasojat e marrëveshjes Rama-Basha

Shqipëria

Ylli Manjani: 8 pasojat e marrëveshjes Rama-Basha

Më: 18 maj 2017 Në ora: 23:25
Ylli Manjani

Ish-ministri i LSI Ylli Manjani ka reaguar pas marrëveshjes politike mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një status në Facebook, Ylli Manjani shkruan se një marrëveshje e tillë ishte e domosdoshme për hyrjen në zgjedhje të opozitës.

Por, sipas tij ky pakt ka disa pasoja dhe krijohen disa precedent për herë të parë.

Statusi i Ylli Manjanit:

Pasojat..
——-

Kjo marrëveshje e domosdoshme për zgjedhjet, krijoi disa efekte anësore:

Vendosi një precedent, dorëzimin e ministrive të rëndësishme para zgjedhjeve.
Largon nga skena politike partitë e vogla (të paktën në këto zgjedhje).
Dëmtoi iluzionin e aleancave politike strategjike . Me aleatin që fiton zgjedhjet ndan shumë më pak sesa me kundërshtarin ( LSI si aleate ka vetëm 4 ministra, PD si kundërshtare ka 6 plus zv. Kryeministrin).
Konfirmoi edhe njëherë se problemet politike nuk zgjidhen dot me gjyqe! Kolegji u çlirua nga presioni politik.
Kundërshtarët e kryetarëve ngelen pa tekst. Veçanërisht pa fjalë janë analistët e gazetarët e palëve.
Nxorri jashtë loje komplet, po komplet fare letrën e hapur të Hahn! Muri i BE me Shqipërinë është edhe më i madh.
Krijon një premisë reale për bashkëqeverisje PS-PD sipas modelit gjerman.
Opozitarizmi mund të marrë goditje.

Askush nuk duhet të pezmatohet nga kjo marrëveshje! Të paktën deri në përfundimin e zgjedhjeve.

Të gjithë po e kërkonim me ngulm!

Të shpresojmë në më të mirën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat