Mbyllet “Çadra e lirisë”

Shqipëria

Mbyllet “Çadra e lirisë”

Më: 18 maj 2017 Në ora: 23:32
Çadra e lirisë

Pas 90 ditësh qëndrimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sonte Partia Demokratike e ka mbyllur “Çadrën e lirisë”, ku lideri i kësaj partie Lulzim Basha tha se arritën marrëveshjen politike për ndryshimet kushtetuese të sistemit zgjedhor.

Basha shtoi se angazhimi për reformën kushtetuese, është rezultat i vendosmërisë së opozitës, ndërsa vlerësoi se beteja vazhdon me marshimin e nisjes së fushatës.       

“Beteja jonë nuk përfundon këtu, kjo është vetëm nxehja dhe pas një jave ne marshojmë drejt fitores. Republika e re është realiteti që ka ardhur dhe do të jetësohet përmes qëndresës së vullnetit tonë dhe votës së qytetarëve shqiptarë drejt republikës së re më 25 qershor”, vijoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat