Ngjela tregon se pse pati një pakt mes Ramës dhe Bashës

Shqipëria

Ngjela tregon se pse pati një pakt mes Ramës dhe Bashës

Më: 18 maj 2017 Në ora: 23:45
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Avokati Spartak Ngjela ka shkruar një status në rrjetin e tij social, duke thënë se marrëveshja u arrit jo falë një bisede mes Ramës e Bashës, por falë faktit se Sali Berisha u tremb.

Ngjela thekson se ka patur një marrëveshje amerikano- shqiptare për eliminimin e çadrës. Madje avokati shkon më tej dhe thotë se me mbylljen e çadrës së opozitës, i kanë mbyllur orekset  Greqisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Rusisë.

STATUSI

Kjo që ndodhi ishte garantimi i procesit ndëshkues të korrupsionit shtetëror shqiptar.

l.

Kjo që pamë sot Nuk ishte një marrëveshje e dalë nga bisedimi, u tremb Saliu: ky është thelbi.

Forca amerikane i ndihu moralitetit në Shqipëri.

Vetingu u mor: këtu fituan shqiptarët; dhe koha tregoi se amerikanët janë thellësisht të inteteresuar dhe njësh me interesin shqiptar.

Sot ata, në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve, siguruan vetingun dhe avancimin e Reformës në Drejtësi.

Të tjerat janë llafe.

Marrëveshja amerikano- shqiptare për eliminimin e Çadrës, forcoi më tej aleancën shqiptaro-amerikane.

Të tjerat pozitivitete historike do t’i shohim që këndej e mbrapa.

ll.

Shqiptarët dhe Shqipëria duke shkatërruar qëllimin e Çadrës, i mbyllën të gjitha orekset e Athinës, Shkupit, Beogradit dhe vetë Moskës; dhe siguruan interesin shqiptar në progres në Ballkanin Perëndimor.

Të gjithë duhet të gëzojnë: rrënimi i korruosionit shqiptar sot fitoi garancinë e procesit të ndëshkimit të të korruptuarve.

Gëzim shqiptar kudo: në Tiranë, në Prishtinë dhe në Shkup.

O tempora, o mores!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat