Marrëveshja e plotë e arritur mes dy liderëve

Shqipëria

Marrëveshja e plotë e arritur mes dy liderëve

Më: 19 maj 2017 Në ora: 09:37
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Selia e Partisë Socialiste dhe ajo e Partisë Demorkatike njëherësh shpërndanë marrëveshjen e hartuar prej liderve dhe ekspertëve të tyre ligjorë në një takim 5-orësh në Pallatin e Kongreseve. Rama ka lëshuar jo 4, por 6 ministra kundrejt shtyrjes vetëm me një javë të datës së zgjedhjeve. Zgjedhjet e reja do të mbahen më 25 qershor dhe po në këtë datë do të mbahen edhe zgjedhjet e pjesshme për kruen e bashkisë së Kavajës. Partia Demorkaitke ka marrë pushtet edhe në disa drejtori kyçe, që do të kryesohen nga perosna të propozuar nga opozita.

Marrëveshja që u arritur pas 3 muajsh krize politike parashikon po ashtu mbledhjen e Parlamentit në një seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e dy komisioneve të Vettingut dhe miraitmin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për ndëshkimin e abuzuesve me votën. Elementë të tjerë kanë të bëjnë me aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërkaq, marrëveshja parashikon edhe një elementë tjetër që ka të bëjë me regjistrimin e partive opozitare. Siç parashikon marrëveshja 15 partitë që janë regjistruar më 29 prill nuk do të konsiderohen më të paligjshme dhe do të jenë vetëm partitë opozitare ato që do të nisin procedurat për regjistirmin e tyre në KQZ. Afati i vendosur për partitë opozitare është data 26 maj.

Teksti i plotë

Palët në këtë marrëveshje shprehin mirënjohjen dhe falenderimin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian për kontributin e tyre në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017.

Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës.

Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarte demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe perparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

 ZGJEDHJET

Presidenti i Republikës dekreton datën e re të zgjedhjeve më 25 qershor 2017.

Regjistrimi i menjëhershem i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumemërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017.

Listat e zgjedhësve

Përfshirja në listat e zgjedhësve e zgjedhësve të rinj që votojnë në datën e re të zgjedhjeve.

Dhënia e aksesit opozitës në informacionin e mbledhur nga projekti i Adresave dhe çështjet të tjera të lidhura me zgjedhësit, nëpërmjet auditeve të KQZ-së.  Mbështetje KQZ-së për përgatitjen e materialeve zgjedhore.

Plotësimi i komisioneve zgjedhore dhe grupeve të numërimit.  Zgjedhjet e pjesëshme për bashkinë e Kavajës, do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet e përgjithëshme. Pezullimi i çdo iniciative për kontrata të përkohëshme në nivel qëndror dhe vendor. Mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitorimit te listës së zgjedhësve.

Mbështetje ndërkombëtare për KQZ- për ngritjen e linjave telefonike të ndihmës për vezhgimin dhe shqyrtimin e ankesave mbi ligjin e shërbimit civil dhe blerjen e votës.

QEVERIA

Zv.Kryeministër, teknik

Ministri i Brendshëm, teknik

Ministri i Arsimit, teknik

Ministri i Shëndetësisë, teknik

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, teknik

Ministri i Financave, teknik

Ministri i Drejtësisë, teknik

Drejtori i OSHEE

Drejtori i Përgjithshëm i Aluiznit

Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave

Drejtori i pergjithshem i Burgjeve

Drejtori i pergjithshem i Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural

Kandidaturat e mësipërme do të jenë propozim i opozitës

PARLAMENTI

Votimi i organeve të vettingut.

Votimi i dekreteve për anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave.

Ndryshim i Kodit Penal për forcimin e politikës penale nëpermjet ashpërsimit të sanksioneve, krijimit të veprave të reja penale, kthimin e shit-blerjes së votës në vepër korrupsioni.

Forcimi i kuadrit ligjor të financimit të partive politike nëpërmjet rregullimit dhe kufizimit të shpenzimeve zgjedhore, përfshirë ato materiale, kostove dhe transparencës në lidhje me to.

Përmiresimi i standardeve te pasqyrimit te fushates elektorale ne media.

Votimi i anëtareve të Këshillit të Ministrave, anëtareve të organeve të vettingut dhe i legjislacionit të parashikuar në këtë marrëveshje, do të kryhet në të njëjtën seancë të jashtëzakonshme të parlamentit. ORGANET E PAVARURA

Kryetari i KQZ, propozim i opozitës.

Avokati i Popullit, propozim i opozitës.

REFORMAT

Reforma Kushtetuese (me fillimin e legjislaturës së re).

Reforma zgjedhore (me fillimin e legjislaturës së re).

Futja e teknologjive elektronike në procesin e identifikimit votimit dhe numërimit për zgjedhjet pasuese.

Reformim tërësor i sistemit të prokurimeve publike dhe auditimit të shpenzimeve publike.

MASA TE TJERA

Dekriminalizimi. Largimi dhe parandalimi i personave me rekorde kriminale nga mbajtja e posteve publike.

Partitë politike angazhohen publikisht për ekzaminimin e fortë mbi listat partiake.

KQZ ekzaminon kandidatët nëpërmjet personelit shtesë me mbështetje ndërkombëtare (të plotësuar në përputhje me ligjin nr  138/2015 për garantimin e integritetit të funksionarëve publik).

Administrata Publike. Marrja e masave për ndalimin e përdorimit në favor të subjekteve zgjedhore të mjeteve, pronave dhe të burimeve njerëzore të administratës publike si dhe kundër çdo forme presioni ndaj punonjësve të administratës publike në çdo nivel.

Narkotikët. Forcimi i luftës kundër narkotikëve, nëpërmjet pjesmarrjes së opozitës në Task forcën Kombëtare të Luftës kundër Narkotikeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat