Ky është personazhi i njohur që e njoftoi 2 ditë më parë marrëveshjen Rama - Basha

Shqipëria

Ky është personazhi i njohur që e njoftoi 2 ditë më parë marrëveshjen Rama - Basha

Më: 19 maj 2017 Në ora: 09:36
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Mbrëmjen e së hënës avokati dhe kryetari i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela u shpreh i bindur se Partia Demokratike do të hynte në parlament brenda dy ditësh dhe do të votonte vettingun si një politikë e qartë e Shteteve të Bashkuara.

Për këtë arsye, Ngjela beson se diplomati amerikan Yee, vizitoi Shqipërinë.

I ftuar në Tonight Ilva Tare, mbrëmjen e 15 majit, Ngjela tha se zgjedhjet ishin dytësore për politikën e Shteteve të Bashkuara dhe se opozita bënte gabim që tërhiqej nga beteja elektorale

Spartak Ngjela: Mbajeni mend. Nesër, pasnesër i ke në parlament.

Ilva Tare: PD do të shkojë në parlament?

Spartak Ngjela: Po, pa dhënë dorëheqjen, sipas optikës time, opozita do hyjë në parlament. Do votojë vettingun. Nuk e di çfarë do të bëhet me zgjedhjet por kam përshtypjen që edhe zgjedhjet nuk mund ti spostojnë pa ndryshuar Kushtetutën. Pas bisedës së sotme, këta do të hyjnë për vetingun, sepse politika amerikane ka primare vetingun.       

Image
Spartak Ngjela
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat