Këshilltarja e PD: Më 25 qershor nuk mund të ketë zgjedhje, ja pse

Shqipëria

Këshilltarja e PD: Më 25 qershor nuk mund të ketë zgjedhje, ja pse

Më: 19 maj 2017 Në ora: 11:38
Këshilltarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo

Këshilltarja e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo, ka vënë në dyshim 25 qershorin si data zyrtare e zgjedhjeve parlamentare. Në faqen e saj të Facebook, Bozdo ka postuar një foto me kalendarin e festave zyrtare për vitin 2017, dhe sipas tij, 25 qershori përkon me festën e Bajramit të Madh.

“A është 25 qershori 2017 festë fetare zyrtare? Nëse po, atë ditë nuk mund të ketë angazhim zgjedhor,” shkruan këshilltarja e PD-së. Data 25 qershor u vendos zyrtarisht pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat