Rrëfimi i 36 vjeçares: Si ma mori rininë burri i martuar me dy fëmijë, më la edhe shtatzënë

Shqipëria

Rrëfimi i 36 vjeçares: Si ma mori rininë burri i martuar me dy fëmijë, më la edhe shtatzënë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 14:08
Klodjana

Një histori që nisi nga një premtim i bukur për dashuri e besnikëri të përjetshme por që solli veç vuajtje dhe zhgënjim në jetën e një të reje dhe një tjetër viktimë të pafajshëm, djalin e saj.

Klodjana që vjen nga fshati Slabinjë i Pogradecit rrëfen në studion e emisionit “Me zemër të hapur” historinë e saj, me vuajtje që nisin nga fëmijëria për shkak të gjendjes ekonomike dhe probleme shëndetësore të nënës së saj.

Në vitin 2013 u njoh dhe u martua me Ardjan Cano, 47 vjeç nga fshati Vërdovë i Pogradecit (familja e tij ishte familje e ardhur nga një fshat i Korçës).

Së bashku kanë qëndruar 8 muaj dhe kanë sjellë në jetë një fëmijë me emrin Mediol por që sot mban mbiemrin e nënës, Balliu.

Nuk kanë bërë celebrim se bashku pasi ai e kishte mashtruar, vazhdonte të ishte i martuar me një tjetër grua me të cilën ka 2 fëmijë. Kur ishte 2 muajsh shtatzënë ajo u detyrua të ikte tek shtëpia e prindërve, atje lindi dhe fëmijën ndërsa bashkëshorti e braktisi dhe nuk u bë më i gjallë.

Djali u regjistrua në trungun familjar të gjyshërve dhe babai i tij nuk e njohu kurrë atësinë. Klodjana thotë se është interesuar dhe në gjendjen civile dhe i kanë thënë se nuk ekziston asnjë person me emrin Ardjan Cano dhe sipas Klodit ai ose ka ndryshuar emër ose e ka mashtruar përherë dhe nuk i ka treguar identitetin e tij të vërtetë.

Klodjana thotë se ka qenë babai i saj i cili e ka rritur me shumë sakrifica djalin e saj. Ajo vjen nga një familje me shumë probleme, është rritur me një nënë me të meta mendore. Jetojnë në kushte të mjerueshme dhe ajo ka nevojë të punësohet që të jetë në gjendje të përballojë jetesën për vete dhe të birin. Klodjana nuk ka përfituar as ndihmë ekonomike dhe jetojnë në gjendje të mjerueshme.

“Isha 33 vjeçe dhe thashë mirë. Më vjen tek lokali një grua. Më thotë që: ‘Ky nuk më mbajti mua me dy fëmijë, po si do vazhdojë me ty’. I thash që si ka mundësi që kjo grua thash ashtu. Ai më tha se nuk është e vërtetë. Unë nuk veprova. Unë s’ja fal vetes. Sepse duhet të isha çuar që në atë moment. Flisja më te në telefon dhe e doja. 

E kisha besuar. Pas një muajsh më merr në shtëpi. Më pas në kat të dytë erdhi ajo bashkë me fëmijët. Dhe unë e pash i thash po kjo kush është? Është gruaja e parë më tha vjehrri. I thash po pse s’më treguat? Pse më gënjyet i thash? Po të pëlqehu më tha vjehrri. Ne kishim sherr dhe debate. Ajo vinte sillte fëmijët. I kërkova që të bënte celebrim me mua. Më pas unë mbeta shtatzënë, më mori në qafë. Personi që më lidhi s’më tha asnjë gjë. Më mori rininë. Djali im se njeh babain e tij”, tha Klodjana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat