Zbulohet dita kur Basha do të propozojë emrat për ministra dhe drejtorë

Shqipëria

Zbulohet dita kur Basha do të propozojë emrat për ministra dhe drejtorë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 14:12
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Ditën e sotme kreu i PD-së Lulzim Basha, ndryshe nga 90 ditë rresht që e niste në çadrën e lirisë, e nisi në një takim me kryetarët e degëve në rrethe dhe më pas është takuar me krerët e partive aleate.

Basha ka bërë një rezyme para tyre për paktin me Ramën, ndërsa nuk ka munguar as falënderimi ndaj tyre për organizmin gjatë 90 ditëve protestë.

Ai është shprehur se gjatë ditës së diele do të bëjë publike emrat e 6 ministrave teknikë dhe drejtorëve.

Basha po diskuton me aleatët për listat e deputetëve dhe propozimet për drejtorët e OSHEE, ALUIZNI, Hipotekat, Burgjet dhe Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor e Rural.

Në takim, do të bisedohet edhe për strategjinë e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat