Meta flet për marrëveshjen/ Ja kur do të mblidhet seanca

Shqipëria

Meta flet për marrëveshjen/ Ja kur do të mblidhet seanca

Më: 19 maj 2017 Në ora: 15:07
Ilir Meta

Një një deklaratë për mediat kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u shpreh se tanimë shqiptarët janë më të qetë që zgjedhjet do të bëhen me opozitën, duke thenë gjithashtu se LSI ka qenë e gatshme të japë të gjithë ministritë.

"Nuk ka patur arsye për t’u konmsultuar me askënd nga LSI. Kemi shumë aspekte të tjera, por dua të shpreh kënaqësinë time. Sot të gjithë jemi më të qetë dhe më të lehtësuar se dy ditë më parë.  Dua të falenderoj të gjithë ata faktorë pozitivë dhe konstruktivë, ndërkombëtarë dhe vendas në menyrë të vecantë  që dhanë kontributin e tyre për zgjedhje gjithëpërfshirëse që shqiptarët të shkojnë të qetë drejt një procesi zgjedhor. Seanca do të mblidhet kur të jenë gati të gjitha procedurat për zbatimin e marrëveshjes. Të gjithë shqiptarët ishin të rrezikuar nga zgjedhjet për opozitën”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat