Pakti Rama-Basha, Ndoka thumbon partitë e majta: Ne jemi të mishit

Shqipëria

Pakti Rama-Basha, Ndoka thumbon partitë e majta: Ne jemi të mishit

Më: 19 maj 2017 Në ora: 15:06
Nard Ndoka

Aleati i Lulzim Bashësh, Nard Ndoka duket se ka ngelur i pakënaqur nga marrëveshja politike që u arrit ditën e djeshme mes kreut të PD-së dhe kryeministrit Edi Rama.

Ndoka thotë se me këtë marrëveshje është goditur pluralizmi politik si dhe partitë e vogla, por megjithatë ai shprehu bindjen se do gjendet një formulë përfaqësimi mes kampit të djathtë, duke shtuar se tek kampi i majtë situata është më problematike.

“Nuk janë elementë që janë diskutuar për faktin që ndodhemi përballë një të papriture, është goditje për pluralizimin dhe partitë politike. Por kjo është një lëvzje më tepër nga krahu i majtë, aty si duket problematika ëhstë më e madhe. Ngjalat është një periudhë që nuk ëhstë dhe e përshtatshme për këtë stinë. Besoj që mozaiku dhe vlerat e të djathtës do gjejnë një formulë përfaqësimi. 

Ne jemi më shumë tek mishi. Ka një marrëveshje në parim që akoma nuk është bërë zyrtare, nuk është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë. Po diskutojmë të gjitha variantet dhe mundësitë e mundshme. Është një marrëveshje problematike, ishim ose drejt një lufte më shumë se politike ose drejt një realiteti tjetër politik. 

Gjykoj se ishte e vetmja mundësi.Basha ka pasur mandatin e partive opozitare dhe ka pasur çdo moment kontakte të vazhdhueshme me ne. Ka pasur dhe një lloj transparence edhe gjatë proçesit, besoj se nuk kishte zgjidhje tjetër. Nuk është zgjidhja më e mirë por jemi përballë një fakti të kryer.”, -tha Ndoka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat