Rama mbledh sërish kandidatët, u jep porositë në lidhje me LSI e PDIU

Shqipëria

Rama mbledh sërish kandidatët, u jep porositë në lidhje me LSI e PDIU

Më: 19 maj 2017 Në ora: 17:52
Edi Rama

Pas marrëveshjes me PD-në dhe shtyrjen e zgjedhjeve me 1 javë, në paktin mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, është vendosur që të mos ketë koalicione parazgjedhore.

Pikërisht ky vendim ka krijuar pakënaqësi tek partitë e vogla.

Të parët kanë reaguar zyrtarë të PDIU-së, ndërsa kreu i LSI është shprehur se partia që ai drejton do të dalë e vetme forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

E pikërisht një ditë pas marrëveshjes dhe hapjes së fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama ka thirrur në një darkë pune të gjithë kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.

Takimi-darkë pritet të bëhet nesër në orën 19:00 te “Xibraku”, vend ku zakonisht socialistët zhvillojnë Asamblenë Kombëtare apo takime të tjera më masive me strukturat e partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat