Takimi Gjosha-Danielsson: Shqipëria të çelë sa më shpejt negociatat

Shqipëria

Takimi Gjosha-Danielsson: Shqipëria të çelë sa më shpejt negociatat

Më: 19 maj 2017 Në ora: 18:20
Pamje nga takimi

Ministrja e Integrimit Evropian, Klejda Gjosha, ka pritur ditën e sotme në një takim, Drejtorin e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christia Danielsson.

Temë e takimit kanë qenë procedurat e ardhshme parlamentare, si dhe është përshëndetur marrëveshja e arritur, e cila i dha fund krizës politike në vend dhe që pritet t’i hapi rrugën zbatimit të ligjit të vettingut.

“Ne presim që sa më shpejt të kemi rezultatet e para për ligjin e vettingut, në mënyrë që Shqipëria të hapë negociatat. Kjo fazë e procesit është shumë e rëndësishme për vendin, ndaj edhe angazhimi ynë mbetet maksimal për të përmbushur të gjitha detyrimet që Shqipërisë t’i jepet ky shans sa më parë”, është shprehur Ministrja Gjosha.

Ligji i vettingut mbetet kyç për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, gjë që e vuri edhe më herët gjatë ditës së sotme në dukje, një deklaratë e përbashkët e zyrtares së lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionetrit Hahn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat