Berisha e paralajmëroi marrëveshjen PD-PS që më 26 prill

Shqipëria

Berisha e paralajmëroi marrëveshjen PD-PS që më 26 prill

Më: 20 maj 2017 Në ora: 07:56
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar më 26 prill në emision “Tonight Ilva Tare” në Ora News paralajmëroi për një marrëveshje të re, që ai e cilësonte të plotë.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese duhet të ishin të plota dhe se ato do të çonin vendin të sigurt në Bashkimin Evropian.

Berisha: Mendoj se vendi dhe jam i bindur që jam vetëm unë, ka nevojë për një marrëveshje të re. Mendoj se ndryshimet kushtetuese duhet të jenë frymëzuese për konkludimin e një marrëveshje të re dhe këtyre politikanëve do t’u mbetet merita e marrëveshjes së re. Me gjëra të pjesshme asgjë nuk zgjidhet. Vetëm një marrëveshje që do ta çonte Shqipërinë të sigurt në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat