Emrat e ish-pronarëve që marrin lekët, masa e përfitimit

Shqipëria

Emrat e ish-pronarëve që marrin lekët, masa e përfitimit

Më: 20 maj 2017 Në ora: 09:39
Ilustrim

Agjencia për Trajtimin e Pronave ka përfunduar shqyrtimin e kërkesave, për një pjesë të ish-pronarëve që kanë aplikuar për kompensim.

ATP thotë se janë 68 ish-pronarë, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që deri më tani përfitojnë shpërblimin deri në masën 70% të shumës së përgjithshme. Në total fondi që është vënë në dispozicjon për këta ish-pronarë është 299.8 milionë lekë  të reja, të cilat do të hidhen në llogaritë bankare të përfituesve.

"Në përfundim të këtij procesi, për 68 kërkesa, të depozituara në Agjencinë e Trajtimit të Pronës është shpërndarë kësti i parë, i dytë, i tretë, i katërt dhe i pestë (në total 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse), në shumën e përgjithshme prej 299 823 765.44 lekë. Agjencia e Trajtimit të Pronës njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim", - thuhet në një njoftim për shtyp të Agjencisë për Trajtimin e Pronave.
 
Pranimi i kërkesave
 
Gjithashtu ATP bën me dije se po vijon pranimin e kërkesave për ish-pronarët e tjerë, të cilët duan të aplikojnë për të marrë kompensim. "Procesi i pranimit të kërkesave ka filluar në datën 22 maj dhe nuk do të jetë i kushtëzuar apo limituar në afat. ATP ka ngritur grupin e punës, i cili do të kryejë pranimin dhe regjistrimin e kërkesave të subjekteve të interesuara. Aplikuesit kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 000 (dymijë) lekë dhe gjithashtu të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë.

Subjekti apo përfaqësuesi i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP-së Tiranë dokumentacionin e mëposhtëm:

-Kërkesën tip që i vihet në dispozicion nga grupi i punës pranë ATP-së, të plotësuar sipas rubrikave
-Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet çertifikatë familjare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi (në rast se subjekti përfitues ka vdekur)

Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronarë apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme:
-Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare dhe IBAN-in përkatës
-Fotokopjen e dokumentit të identifikimit
Çertifikatën familjare të kërkuesit/aplikuesit
-Mandat pagesën për shumën 2 000 lekë për çdo aplikim të veçantë.
Subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm", - thotë Agjencia për Trajtimin e Pronave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat