Ndalohet nga policia ish- kandidati i djathtë për bashkinë e Gjirokastrës

Shqipëria

Ndalohet nga policia ish- kandidati i djathtë për bashkinë e Gjirokastrës

Më: 20 maj 2017 Në ora: 14:26
Mjekun Kokalari

Mjeku dhe ish- kandidati i PD-së për bashkinë e Gjirokastrës u ndalua nga Policia e Fierit për një gabim nga ana e sistemit të të dhënave të Policisë së Shtetit.

I kontaktuar Kokalari tha se dy vjet më parë atij i patën vjedhur targat e automjetit dhe këtë rast e denoncoi në polici ndërkohë që targat u zëvendësuan nga DRSHTRR sipas kushteve që operohet në këto raste.

Ndërkaq Policia e Shtetit denoncimin e bërë nga Kokalari, e pati emetuar në gjendje aktive dhe rezultuar si automjet i vjedhur bashkë me targat. Kësisoj Policia e Shtetit nuk ka gjenerua të dhënat për këtë rast dhe informacioni nuk është freskuar që të rezultojë si rast i zgjidhur me zëvendësimin e targave, por rezulton në pikën fillestare dhe kjo jo për faj të Kokalarit.

 Mjekun Kokalari udhëtonte nga kryeqyteti në drejtim të Gjirokastrës teksa e ka ndaluar Policia Rrugore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat