Tom Doshit i ndalohet kandidimi në zgjedhje? Prokuroria zbulon të vërtetën

Shqipëria

Tom Doshit i ndalohet kandidimi në zgjedhje? Prokuroria zbulon të vërtetën

Më: 20 maj 2017 Në ora: 16:00
Tom Doshi

Emri i deputetit të Parlamenti të Shqipërisë, Tom Doshi qarkullon së fundmi se është një ndër subjektet që nuk do të kandidojë sërish për këtë kjo në kuadër të zbatimit te ligjit të dekriminalizimit

Referuar fakteve të publikuara në media kohë më parë, Doshi ka qenë i dënuar nga gjykata në 25 Maj 1990, me një vit heqje lirie me akuzën për “sjellje të padenjë në shoqëri”. Dhe sipas mediave pritet që KQZ të pranojë kërkesën e Prokurorisë. Deputeti Tom Doshi, duke folur gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ne Kuvend, ku eshte diskutuar rreth kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per ti dhene autorizim per ndjekje penale ndaj dy deputeteve, Tom Doshi dhe Mark Frroku. 

Por të kontaktuar nga “Balkanweb” burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmuan se “ky lajm nuk është i vërtetë. Për rastin e vitit 1990, kur ai është dënuar për ‘sjellje të padenjë në shoqëri’, vepra hyn në kushtet e ndalimit, por duke qenë se z.Tom Doshi është rehabilituar për dënimin, nuk ka asnjë ndalesë, as për detyrën aktuale, as për kandidimin”, – pohojnë burimet. Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ish-deputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi do të kandidojë me siglën e Partisë Social Demokrate, duke kryesuar listën e kësaj force politike në Qarkun e Shkodrës .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat